Nga sherri në trotuar, te plagosja e dyfishtë me armët e zjarrit/ Ja si nisi konflikti te ish-Parku

Nga sherri në trotuar, te plagosja e dyfishtë me armët e zjarrit/ Ja si nisi konflikti te ish-Parku

18:35, 13/10/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela kanë marrë plagë plumbi në këmbë, ndërkohë që mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një nga pistat e hetimit është pasi të rinjtë dyshohet se janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës në doza të vogla.

Burimet për mediat bëjnë me dije se konflikti ka nisur mes dy grupeve të rinjsh, ku pas debatit verbal sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Të rinjtë janë konfliktuar në trotuar pranë një pallati.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco