Shqiptari 'hero' në Greqi, shpëton foshnjen dhe 4 fëmijë, po iu rrezikohej jeta

Shqiptari 'hero' në Greqi, shpëton foshnjen dhe 4 fëmijë, po iu rrezikohej jeta

17:10, 13/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka befasuar opinionin publik në Greqi, ku një shqiptar është kthyer padashur në 'heroin' e momentit atje.

Ai telefonoi menjëherë policinë pasi gjeti në mes të rrugës një fëmijë rreth një vjeç.

Incidenti ndodhi në Aspropyrgos. Forcat e rendit mbërritën me urgjencë në zonë, por teksa po tentonin të gjenin prindërit e fëmijës, u përballën me një skenar edhe më të rëndë.

Ata dëgjuan të qara e klithma që vinin nga një makinë aty pranë, ku gjetën edhe një tjetër fëmijë në sedilje, si dhe tre të mitur të mbyllur në bagazh.

Menjëherë ka nisur një hetim për rastin, i cili bëri jehonë në mediat vendase që theksuan faktin se ka qenë shqiptari ai që dha alarmin, duke bërë të mundur që fëmijët të ndihmoheshin në kohë.

Image

Ata janë dërguar në spital ku u kontrollua gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa u ngrit një padi për neglizhencë dhe braktisje të miturish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco