I arrestuar për korrupsion, Gëllçi padit RTSH për shkarkimin nga detyra

I arrestuar për korrupsion, Gëllçi padit RTSH për shkarkimin nga detyra

13:39, 13/10/2021
A+ Aa A-

Ish drejtori i RTSH Thoma Gëllçi i arrestuar për abuzimin me një tender përmes avokatit të tij Dorjan Matlia ka paditur RTSH duke e quajtur shkarkimin e tij nga detyra si të padrejtë.

Padia është bërë për shkak se RTSH, thotë  avokati i Gëllçit, nuk ka hapur garën për drejtues pasi e ka shkarkuar nga detyra.

Sot Gëllçi dhe ish vartësit e tij kanë dalë para Gjykatës së Posaçme për vlerësimin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për abuzimin me tendera.

Ishte tenderi me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin. Fillimisht shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco