Tiranë/ Goditi me thikë shtetasen e huaj, i riu hidhet nga lartësia dhe vdes, e reja ndërron jetë në spital

Tiranë/ Goditi me thikë shtetasen e huaj, i riu hidhet nga lartësia dhe vdes, e reja ndërron jetë në spital

18:49, 02/10/2021
A+ Aa A-

Ngjarja horror e raportuar e regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë ka përfunduar me dy vikima.

Në njoftimin e policisë, thuhet se shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, gjatë një konfliktit të çastit, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Gjithashtu edhe 31-vjeçarja e cila u dërgua menjëherë në spital, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco