Kosovë/ 8 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19

Kosovë/ 8 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19

15:20, 28/09/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 viktima si pasojë e COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 68  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 323 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco