Dalin foto të tjera të vrasësit të policit/ Në tavolinë me pistoletë dhe i lumtur në krah të Edi Ramës!

Dalin foto të tjera të vrasësit të policit/ Në tavolinë me pistoletë dhe i lumtur në krah të Edi Ramës!

14:21, 28/09/2021
A+ Aa A-

Aldi Rama, 21-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha, vite më parë ka pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu ai shfaqet në fotografi të hedhura në rrjetet sociale, edhe me armë mbi tavolinë. Vëmendjen e tërheq edhe një koment epik i një të afërmi të tij, i cili thotë se: “Aldi është bërë shumë më i keq se Edi Rama”.

Ndërkohë janë mësuar detaje të reja për rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Mësohet se vrasja ka ndodhur në një postbllok të ngritur nga policia në Ishull Lezhë. Policia ka vënë re një makinë të dyshimtë dhe i ka kërkuar që të ndalonte. Ndërsa oficeri Saimir Hoxha ka shkuar për ta pyetur e kërkuar dokumentacionin e nevojshëm, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Më pas autori është larguar me makinën, por rreth 3 minuta larg vendit të ngjarjes është gjetur mjeti i tij. Kjo ka krijuar dyshimet se autori është larguar në këmbë.
Policia e Lezhës e ndihmuar nga forcat speciale RENEA, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për kapjen e autorit. Një informacion I fundit konfirmon se tashmë RENEA e ka lokalizuar vendin ku ai po fshihet I armatosur.
Më herët Policia e Shtetit ofroi 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së Saimir Hoxhës, kurse çdo persona që ka informacion mund të kontaktojë në numrin 0694110853, duke iu garantuar anonimati i plot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi28/09/2021 15:15

E ka rrit vete Rama per merak!

Shto koment

Denonco