EMRAT/ Ferma me 2 mln sterlina kanabis, burgosen dy shqiptarë

EMRAT/ Ferma me 2 mln sterlina kanabis, burgosen dy shqiptarë

09:41, 28/09/2021
A+ Aa A-

Dy shqiptarë u arrestuan pasi u zbulua se kishin ngritur një fermë kanabisi ku kultivohej kanabis në shkallë industrialë. Ferma u zbulua në një fshat në Angli.

Operacioni policor sekuestroi bimë narkotike me vlerë të paktën 2 milion sterlina.

Personat e arrestuar janë Marjand Prendi, 27 vjeç dhe Ilir Biba, 38 vjeç.

Të dy e kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me nga dy vite burg secili.

Përpara gjykatës ata thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne.

Por një hetim policor zbuloi të kundërtën. Gjykatësi tha se nuk qëndrojnë pretendimet se ata ishin viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco