EMRI/ Dyshohet se vrau mësuesen, shqiptari do dalë para gjykatës

EMRI/ Dyshohet se vrau mësuesen, shqiptari do dalë para gjykatës

09:24, 28/09/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar, i cili dyshohet se ka vrarë një mësuese në Angli, pritet të dalë përpara gjykatës sot.

Sabina Nessa, 28 vjeç, u sulmua teksa po shkonte në një pub pranë shtëpisë së saj. Trupi i saj u gjet nga një person që po shëtiste qenin e tij. Ajo ishte pesë minuta larg shtëpisë së saj.

Policia ka arrestuar shqiptarin Koci Selamaj, 36 vjeç. Ai akuzohet për vrasje. Shqiptari punonte si shpërndarës picash.

Sipas medieve britanike, ai jetonte me të dashurën në atë zonë, por ka dyshime se ishte ndarë me të një muaj më parë.

Arrestimi erdhi pasi policia apeloi për informacion për një të dyshuar të fiksuar nga kamerat e sigurisë të një blloku apartamentesh aty pranë.

Vrasja e mësueses ka shokuar jo vetëm të afërmit dhe komunitetin, por mbarë Anglinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco