VIDEO - ‘Hë si u gdhive’/ Policët kapin mat të moshuarin, po ujiste hashashin në kopsht

VIDEO - ‘Hë si u gdhive’/ Policët kapin mat të moshuarin, po ujiste hashashin në kopsht

13:10, 23/09/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar një video në faqen e saj në Facebook ku duket me pamje se si një i moshuar kapet me zorrë në dorë duke ujitur hashashin e mbjellë në kopshtin e tij.

Siç shihet dhe nga pamjet, një i moshuar kapet mat nga punonjësit e policisë, teksa ishte duke vaditur bimët me hashash, të mbjella në një tokë dierrë.

Ai shihet i trembur dhe i zënë në befasi teksa punonjësit e policisë e pyesin 'hë, si u gdhive'.

Në ato momente i moshuari hedh zorrën me të cilën po vadiste bimët, dhe pas kësaj është bërë shoqërimi i tij në komisariat, dhe është bërë asgjësimi i lëndës narkotike.

Burimet sqarojnë se i moshuari pas verifikimeve është arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco