VIDEO/ Komiteti Teknik njofton për përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vend

VIDEO/ Komiteti Teknik njofton për përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vend

12:05, 22/09/2021
A+ Aa A-

Komiteti Teknik për pandeminë COVID në Shqipëri ka njoftuar sot se situata epidomiologjike në vend  ka pësuar ndryshime të ndjeshme.

Dr. Mira Rakacolli tha se "Komiteti i Ekspertëve në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19 në mbledhjen e sotme diskutoi dinamikën e zhvillimit të situatës epidemiologjike në Shqipëri, në rajon, Europë dhe në botë. Natyrisht duke u mbështetur  në indikatorët që e monitorojnë këtë situatë.

Në vend vazhdojnë të mbeten nivele të larta të infeksioneve, që vërehet kjo në numrin e rasteve të reja ditore, në thirrjet e Urgjencës, në numrin e të shtruarëve në spital dhe natyrisht në numrin e jetëve të humbura. Por do të thoja se javën e fundit, siç e kemi thënë në raportimet tona të përditshme, kjo situatë ka mbetur e qëndrueshme."

Grupmoshat më të prekura mbeten 65-74 vjeç.

Në vijim, të dhënat nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën e epidemisë në vend dhe masat anticovid.
:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/09/2021 13:24

PSE ANASHKALOHET DHE PSE MUNGOJNË INCIDENCAT E ATYRE PERSONAVE QË E KANË KALUAR SËMUNDJEN??? PSE GJITHMONË FSHIHET DHE NUK TREGOHET KURRË, JO VETËM NË SHQIPËRI POR NË TË GJITHË BOTËN, QË ASNJË NGA PERSONAT E SHËRUAR NGA COVID-19 NUK ËSHTË RIINFEKTUAR, SHTRUAR NË SPITAL APO TË KETË HUMBUR JETËN??? PSE FSHIHET KJO NGA STATISTIKAT??? CILI ËSHTË QËLLIMI KRIMINAL I FSHEHJES SË KËTIJ FAKTI?? PO KËTA PERSONAT E PAVAKSINUAR, QË MË PAS JANË VAKSINUAR ME TË DYJA DOZAT DHE PËRSËRI JANË INFEKTUAR, SHTRUAR NË SPITAL DHE PASTAJ JANË SHËRUAR, A KANË NEVOJË QË TË VAKSINOHEN PËRSËRI?

Shto koment

Denonco