Në aksion për vjedhjen e një makine, kapet në flagrancë hajduti në Lushnjë

Në aksion për vjedhjen e një makine, kapet në flagrancë hajduti në Lushnjë

08:41, 17/09/2021
A+ Aa A-

Ka tentuar të vidhte një automjet gjatë natës, por ka rënë në prangat e policisë.

Eshtë arrestuar në Lushnjë në flagrancë Erixhan Shatrolli.

Autori sipas policisë është me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës.

Ja njoftimi:

Lushnjë

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon vjedhjen e një automjeti në Lushnjë.

Tentoi të vidhte automjetin e një shtetasi, por falë reagimit në kohë të Policisë arrestohet në flagrancë autori, me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjeti që tentoi të vidhte autori dhe veglat me të cilat ai tentoi të kryente vjedhjen.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe një rast të vjedhjes së një tjetër automjeti në Lushnjë, po nga ky shtetas.

Gjatë mesnatës, pas telefonatës së ardhur në Sallën Operative se në lagjen "Gafurr Muço”, Lushnjë, po vidhej një automjet, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë Lushnjë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit që po tentonte të vidhte automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit E. Rr.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 28 vjeç, banues në Durrës, (i dënuar më parë për vjedhje).

Ky shtetas është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së automjetit tip "Ford" në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.   

Materialet procedurale do i Kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco