Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

DETAJE/ Do shiste automjetin por nuk ishte pronar i saj, arrestohet italiani në Gjirokastër

DETAJE/ Do shiste automjetin por nuk ishte pronar i saj, arrestohet italiani në Gjirokastër

09:16, 15/09/2021
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas italian pasi akuzohet për trafik të paligjshëm.

Në pranga ka përfunduar shtetasi italian me iniciale M.S (36 vjeç) i cili sipas policisë tentoi të trafikonte automjetin tip “Citroen”, ndërkohë që nuk është pronari i kësaj makine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Gjithashtu policia e Gjirokastrës ka arrestuar edhe një shtetas tjetër me iniciale Q.Ç (53-vjeç) nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në datën 14.09.2021, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.

Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali(banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.
——————————–
Gjithashtu, goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasin Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në oborrin banesës ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco