Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Apeli i GJKKO merr vendimin për ish zv ministren Voda

Apeli i GJKKO merr vendimin për ish zv ministren Voda

12:30, 05/08/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur lidhur me ankimimin që ka bërë ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe avokatja Majlinda Hasani për masën e sigurisë që ka vendsosur GJKKO.

Voda dhe Hasani kishin kërkuar lirinë, dhe jo “arrest shtëpie”, masë me të cilën ndodhen aktualisht.

Por Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë "Arrest shtëpie" për Rovena Vodën dhe Majlinda Hasanin. Për Florida Beun masa do të shqyrtohet në Apel në datën 10 gusht.

Gjatë seances, nëpërmjet avokatit të saj, Voda deklaroi: Nuk kam kryer ndonje shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin në ushtrimin e detyrës.Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Eshtë i gabuar qendrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për tu larguar është prezumuar. Në çdo rast duhet të vertetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana.

Ishin hetimet dhe përgjimet e SPAK që zbuluan se ish zv-ministrja Rovena Voda kishte marrë 1 mijë euro, një arkë me peshk dhe një telefon ryshfet për një punësim në Ministri.

Dy shtetaset nën hetim, Florida Beu dhe Majlinda Hasani kanë zhvilluar një takim me Rovena Vodën, me detyrë zv.ministre e Brendshme në mënyrë që kjo e fundit t’u siguronte një punë në ministri.

Nga interceptimet telefonike, të siguruara nga mediat  zbulohet se dy bashkëbisedueset tregojnë se duhet të japin rreth 2 mijë euro për një vend pune, ndërkohë që shprehin shqetësimin nëse zv.ministrja e Brendshme mund të donte më shumë para.

Shtetasja, Florida Beu flet me nënën e saj të cilës i tregon se synon një vend pune në shtet dhe se duke paguar ajo do të futet dhëne statusin e Nëpunësit Civil në DAP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco