VIDEO-EMRI/ Ja 19-vjeçarja që vdiq në aksident, policia mezi i gjeti

VIDEO-EMRI/ Ja 19-vjeçarja që vdiq në aksident, policia mezi i gjeti

10:48, 28/07/2021
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ndodhi dje para mesnatës në Fier -Vlorë, ku humbi jetën 19-vjeçarja Xhesika Mjekra, dhe u plagos 21-vjeçari Sabri Xherimeja.

Familjarët, mes dhimbjes, njoftojnë se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet sot në mesditë në Tiranë.

Dyshimet janë se aksidenti ndodhi për shkak të errësirës në rrugë, ndërsa 19-vjeçarja nuk i shpëtoi dot plagëve të marra. I riu tjetër u dërgua me plagë të shumta për në spitalin e Fierit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në zonën ku ndodhi aksidenti mungon ndriçimi dhe sinjalistika, pavarësisht se është një aks rrugor i ndërtuar së fundi. 

Ndërkohë policisë mbrëmjen e djeshme iu deshën disa minuta për të gjetur vendin se ku makina e dy të rinjve kishte dalë nga rruga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco