Plagosje me thikë në Cërrik, arrestohet autori

Plagosje me thikë në Cërrik, arrestohet autori

08:34, 21/07/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistrura në Cerrik gjatë natës.

Në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, ka plagosur me thikë fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç.

Ja njoftimi

Cërrik

Plagosi me mjet prerës fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.   

Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.    

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".  

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco