EMRI/ Arrestohet administratori i një shoqërie ndërtimi, ndërtoi pa leje te ‘Rana e Hedhun’

EMRI/ Arrestohet administratori i një shoqërie ndërtimi, ndërtoi pa leje te ‘Rana e Hedhun’

11:23, 22/06/2021
A+ Aa A-

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. 

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Anton Ndreca, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi.   

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te "Rana e Hedhun", Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.     

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco