Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Po parkonte makinën, drejtuesja plagos rëndë këmbësorin

VIDEO/ Po parkonte makinën, drejtuesja plagos rëndë këmbësorin

10:13, 16/06/2021
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës. Sikurse mësohet makina ka marrë përpara një këmbësor që po ecte në trotuar.

Sipas burimeve në vendngjarje mjeti me targa AA 690 NA, drejtohej nga një femër.

Në momentin e aksidentit drejtuesja e mjetit ka dashur të parkojë, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke përplasur këmbësorin.

Sipas bluzave të bardha i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por është nisur drejt Tiranës sepse ka marrë dëmtime të rënda në këmbë.

Njoftimi:

Korçë

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip "Benz" të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco