Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Po hiqnin shtyllat e vjetra, njëra u këput dhe zuri poshtë dy elektriçistët

VIDEO/ Po hiqnin shtyllat e vjetra, njëra u këput dhe zuri poshtë dy elektriçistët

12:09, 15/06/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Roskovec, ku dy elektriçistë kanë humbur jetën pasi ka rënë shtylla e tensionit të lartë ku ata ishin duke punuar.

Burime bëjnë me dije se dy elektriçistët punonjës të OST, që kanë humbur jetën, janë Gjergji Duka dhe Bashkim Saliasi, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë janë vënë në pikëpyetje.

Policia deklaron se janë duke vijuar hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila ka ndodhur konkretisht në fshatin Jagodinë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga SYRI TV, shtylla ka qenë e amortizuar dhe elektriçistët ishin duke punuar për demontimin e linjës së vjetër të tensionit të lartë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco