EMRAT/ Tragjedi në Roskovec, bien nga shtylla e tensionit të lartë, ndërrojnë jetë dy elektricistët

EMRAT/ Tragjedi në Roskovec, bien nga shtylla e tensionit të lartë, ndërrojnë jetë dy elektricistët

11:25, 15/06/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Roskovec. Dy elektricistë kanë rënë nga shtylla, duke ndërruar jetë.

Ata janë Gjergj Duka dhe Bashkim Saliasi. Ata punonin për OST.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco