Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përplasi një 5-vjeçar ndërsa lëvizte me motor, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Përplasi një 5-vjeçar ndërsa lëvizte me motor, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

09:43, 15/06/2021
A+ Aa A-

Arrestohet në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin Xh. M., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Demokracia”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco