Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI/ I dënuar me 3 vjet burg për kultivim kanabisi, kapet 53-vjeçari në Vlorë

EMRI/ I dënuar me 3 vjet burg për kultivim kanabisi, kapet 53-vjeçari në Vlorë

12:36, 14/06/2021
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuarn një 53-vjeçar, i akuzuar për “kultivim i lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2021, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këtij shtetasi i janë gjetur bimë narkotike të mbjella në territorin rreth banesës në vitin 2016, në lagjen “Kushtrimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco