Besimtarët myslimanë në Berat falin Fiter Bajramin në Pedonalen e qytetit

Besimtarët myslimanë në Berat falin Fiter Bajramin në Pedonalen e qytetit

09:05, 13/05/2021
A+ Aa A-

Besimtarët myslimanë beratas falën sot në Pedonalen e qytetit Fiter Bajramin.Pas një muaji sakrifice nëpërmjet “agjërimit”,besimtarët myslimanë beratas janë mbledhur mëngjesin e sotëm në Pedonalen e qytetit,ku edhe kanë kryer ritet e faljes.

Sapo ora ka shënuar 06:30, në Pedonalen e qytetit ka nisur falja e madhe e kësaj dite mjaft të rëndësishme për besimtarët myslimanë,që u falën për mirësi,shëndet,paqe e dashuri në familjet e tyre. Falja e madhe është ndjekur edhe nga dhjetëra qytetarë beratas që nuk i përkasin këtij besimi fetar.Ceremonia e faljes se bajramit u drejtua nga Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi.

Ai e ka cilësuar ditën e sotme një ditë të veçantë për të gjithë besimtarët muslimanë,që sot jo vetëm festojnë në familje Bajramin por edhe ndihmojnë jetimët e njerëzit në nevojë. Këllezi ka theksuar se sakrifica e çdo besimtari në 30 ditët e agjërimit është një sakrificë sublime që do të shpërblehet nga zoti me më shumë begati e shëndet.

Festa e Fiter Bajramit vijon më pas në çdo familje beratase me drekën familjare ku simbolika është kurbani,si shenjë falenderimi ndaj Zotit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco