Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Ekzekutimi në Elbasan, çfarë u gjet në makinën e djegur

VIDEO/ Ekzekutimi në Elbasan, çfarë u gjet në makinën e djegur

09:43, 12/05/2021
A+ Aa A-

Në automjetin e djegur që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së mbrëmshme në Elbasan ëahtë gjetur një pistoletë.

Mendohet se pistoleta i përket autorit, i cili qëlloi ndaj Everest Çakës duke e lënë të vdekur këtë të fundit.

Makina tip “Benz” pa targa u gjet në flakë dhe do të jetë shumë e vështirë që të gjenden prova brenda saj që mund të çojnë në gjurmët e autorëve.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar në drejtim të çiftit Çaka, ku ndërroi jetë 41-vjeçari, ndërsa gruaja e tij Silvana mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Everest Çakës iu bë pritë në momentin që po shkonte te prindërit e gruas në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 12/05/2021 10:54

Shteti ka rene.Vendi eshte ne doren e krimineleve dhe vrasesve me pagese.Mallkuar qofshin te gjithe pushtetaret dhe Politikanet

Shto koment

Denonco