Aksidentoi për vdekje Xubin e Yzberishtit, arrestohet shoferja pasi...

Aksidentoi për vdekje Xubin e Yzberishtit, arrestohet shoferja pasi...

09:36, 12/05/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti në Yzberisht, ku humbi jetën Fatmir Avdillari, i njohur si Xubi. 

Policia ka arrestuar 39-vjeçaren Ankela Mulleti pasi duke drejtuar mjetin e saj ‘Toyota Yaris’ në bulevardin ‘Migjeni’ në Yzberisht nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthye majtas, duke i prerë kështu rrugën motorrit Suzuki me të cilin udhëtonte Avdillari.

Më pas motorri u përplas me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar, ndërsa trupi i Avdillarit u përplas mbi xhamin e parë të një makine ‘Opel’.

Dëmtime ka pësuar edhe shkaktarja e këtij aksidenti, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë, raporton BW.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco