Dhjetë plumba në trup, vrasësit e qëlluan nga afër viktimën në Elbasan

Dhjetë plumba në trup, vrasësit e qëlluan nga afër viktimën në Elbasan

09:17, 12/05/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e një natë më parë në Elbasan. 

Sipas burimeve në polici thuhet se janë sekuestruar shumë kamera sigurie biznesesh përgjatë aksit Elbasan - Metalurgji dhe Elbasan - Rrogozhinë, akse që janë përdorur nga 2 atentatorët për t'u larguar mbas ngjarjes.

Ndërkohë në trupin e viktimës janë gjetur të paktën 10 plumba, të cilët i kanë përshkruar zonën e barkut. Sipas autopsisë, qitjet janë bërë nga një distancë e afërt.

Viktima Everest Çaka më parë njihej si Ibrahim Çaka dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010-ën, sepse vëllai i Alikajt i ekzekutoi vëllanë në Spanjë.

Po ashtu disa muaj më parë, në vitin 2020, Çakës iu vra kushëriri, Arjan Spahiu në Belgjikë me 8 plumba.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco