FOTO/ Dy tërmete tronditin juglindjen, panik te banorët

FOTO/ Dy tërmete tronditin juglindjen, panik te banorët

23:46, 11/05/2021
A+ Aa A-

Dy tërmete me madhësi të shkallës 4.7 dhe 5.2 Rihter, në orën 23:51, rane në Kastoria të Greqisë.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Tiranë.

Epiqendra e tërmetit ishte 2 kilometra në Kastoria, Greqi dhe 104 kilometra nga Elbasani.

Ai është ndjerë deri në juglindje të Shqipërisë duke shkaktuar lëkundje të forta të tokës në Korçë dhe zonat përreth.

Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, që kanë dalë nga shtëpitë, por paraprakisht nuk raportohet për dëme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco