EMRI/ Kush është i riu me probleme me drejtësinë që u gjet i pajetë në banesë

EMRI/ Kush është i riu me probleme me drejtësinë që u gjet i pajetë në banesë

16:27, 11/05/2021
A+ Aa A-

Një 33 vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij ditën e sotme në Sarandë, në lagjen nr.3 , nga familjarët e tij. Sikundër mësohet tashmë, i riu është Rades Musai.

Ky i fundit u gjet i shtrirë në shtrat, deri më tani pa shenja dhune.

Viktima ka disa precedentë të mëparshëm penalë.

Ai eshte transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet  autopsisë.

Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi:

Sarandë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco