Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Makina e djegur në Krujë në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili u gjet i groposur në Nikël...

Makina e djegur në Krujë në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili u gjet i groposur në Nikël...

10:01, 10/05/2021
A+ Aa A-

Një makinë është djegur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ndërsa ngjarja është e qëllimshme. Burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina e djegur është në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në vitin 2018 në fshatin Nikël.

Në momentin kur është djegur mjeti ka qenë i parkuar në banesën e motrës së vëllezërve Hysa, ndërkohë që ngjarja ka sjellë dhe njëherë frikën në radhët e kësaj familje, që duket se nuk po i ndahen problemet, pas humbjes së një prej djemve.

Eljon Hysa rezultonte se ishte një person i shpallur në kërkim policor për një vrasje që ka ndodhur në Sarandë, përpara disa vitesh. Për 34-vjeçarin e gjendur të vrarë në varreza, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për një vrasje të ndodhur në 10 korrik 2015 në Sarandë.

Hysa rezultonte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit. Ky i fundit ishte pronar lavazhi pikërisht në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco