Kontrolle të befasishme nga Policia në këtë qytet, tre persona vihen në pranga

Kontrolle të befasishme nga Policia në këtë qytet, tre persona vihen në pranga

12:32, 08/05/2021
A+ Aa A-

Tre persona u vunë në pranga nga policia e Durrësit, ndërsa u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, fara cannabis dhe një shumë parash.

Patrullat e Përgjithshme të Policisë Durrës, kanë ushtruar në orët e fundit kontrolle të befasishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i kontrolleve, u arresruan në flagrancë shtetasit:

H. K., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 16, Durrës, është ndaluar nga shërbimet e Policisë mjeti tip “Smart”, që drejtohej nga ky shtetas, dhe gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri pistoletë, 9 fishekë, 1 thikë dhe një sasi lëndë narkotike marjuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

E. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili po lëvizte me biçikletë në lagjen nr. 4, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Patrullat e Përgjithshme i janë gjetur 42 doza me lëndë narkotike heroinë, 17 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë prej 108.890 lekësh dhe 3 grirëse hashashi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi shërbimet e Policisë e kanë ndaluar në lagjen nr. 1, Durrës dhe gjatë kontrollit fizik, në xhep, iu gjetën fara të dyshuara canabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco