Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrestohen 3 hajdutët e biçikletave në Tiranë

Arrestohen 3 hajdutët e biçikletave në Tiranë

10:16, 22/04/2021
A+ Aa A-

3 persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohen për vjedhje.

Të arrestuarit janë A. P., 28 vjeç, B. P., 36 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së 5 biçikletave, vjedhjes në një banesë dhe në një dyqan.

Gjithashtu shtetasi S. K. ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi më datë 27.03.2021 dhe 02.04.2021 ka kryer 2 vjedhje të ndryshme (1 banesë dhe 1 biçikletë). Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 biçikletat e vjedhura.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco