EMRI/ VIDEO që shokoi Tiranën, ja kush është polici civil 'hero'

EMRI/ VIDEO që shokoi Tiranën, ja kush është polici civil 'hero'

10:22, 19/04/2021
A+ Aa A-

Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka parandaluar një vrasje të dyfishtë të mundshme në Tiranë.  Ai i ka vënë prangat një personi, pasi ky i fundit pranë Yzberishtit, po tentonte që të përplasë me makinën e tij një çift bashkëshortësh. Ngjarja e pazakontë ndodhi në bulevardin “Migjeni”. I arrestuari është Taulant Mekollari 39-vjeç. Ai ka tentuar të shtypë me makinë, shtetasin G. M 36-vjeç dhe bashkëshorten e tij.

Sapo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave”, Shkëlzen Tafa është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin, i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë G.M.

Më pas në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit Taultan Mekollari.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Taultan Mekollari dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri  me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi Taulan Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Mekollari., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje ‘’dhe’’ Plagosja e lehtë me dashje’’. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 19/04/2021 12:22

Respekt per kete djale te policise.Zoti ja shtofte jeten dhe guximin.Krenohemi me djem te tille.Mos e lente zoti vendin tone kurr pa djem te tille

Shto koment

Denonco