Kërcet pistoleta në Fier, një i plagosur

Kërcet pistoleta në Fier, një i plagosur

15:23, 16/04/2021
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar është plagosur në Fier gjatë mesditës së sotme.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sulaj, dhe autor është 44-vjeçari me inicialet R. M.

Policia Fier/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco