VIDEO/ Makinat përplasen në Berat, plagosen rëndë dy drejtuesit e automjeteve

VIDEO/ Makinat përplasen në Berat, plagosen rëndë dy drejtuesit e automjeteve

16:23, 15/04/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Moravë.

Dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetër dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Ka qenë mjeti tip Benz, me targa AA 594 UD, që duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ka humbur kontrollin dhe i ka shkuar ballë për ballë mjetit tip Volswagen, me targa AA 482 UV, i cili pas përplasjes është rrotulluar në sensin e kundërt të lëvizjes. Dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco