DOKUMENTI/ SPAK kujtohet, bën rekurs për kardiologun Prifti

DOKUMENTI/ SPAK kujtohet, bën rekurs për kardiologun Prifti

11:33, 14/04/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila liroi mjekun kardiolog, Edvin Prifti.

SPAK i kërkon Gjykatës së Lartë që ta rikthejë mjekun në burg. Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Kujtojmë se mjeku i njohur është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para. Sakaq, në një intervistë, Prifti pak para se të arrestohej deklaroi se paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe shtoi se ato janë të bashkëshortes të përfituara nga një kontratë shit-blerje me të motrën.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/04/2021 14:23

Arresto E Dramën, Ermutin, Damjan Tërmetin, Manastirleshin bashkë me skotën e tyre të hajdutëve e kriminelëve, 120 miljonë vetëm prej Becchettit, 40 miljonë te Shqiponja me dokumenta fallco, blerje materiale për kovidin me 7 fishin e çmimit të tregut.. miliardat e inceneritotëve fantazma, Teatri Kombëtar... vjedhja e të dhënave personale... krimet elektorale, shitja e detit, dorëzimi i gylenistëve... pambarim krime të pandëshkuara, të gjitha krime të kryera nga doktor profesor Edvin Prifti, kjo sepse Edvin Prifti guxoi të kishte mendim ndryshe nga Edvin Drama. O ASPSK, është ai Edvini tjetër që duhet arrestuar, është ai Edvini që nuk ka 250 mijë € (gogla për një kirurg të kalibrit të tij) por që 200 milion € i ka vjedh vetëm si kryetar bashkie, ndërsa 2 miliard i ka marrë grekut për detin, pa llogaritur konçesione e ppp që ka vjedh parapagim edhe për 20 vjetët e ardhshëm, kur do qeverisin të tjerët. O ASPAK, edhe dy javë jetë ke, do shkrihesh e do kthesh mbrapasht rrogat e majme që i ke vjedh këtij populli. Në një varrezë foshnjash do ketë një varr me këtë mbishkrim: “Këtu prehet ASPAK, ka le dekun”. Pati atak kardiak I gjori ASPAK por doktori që mund ta kuronte mbahej i arrestuar dhe i pezulluar nga ushtrimi i profesionit. Ataku kardiak më 25 Prill për shkak se babai i ASPAK-ut u rrëzua nga fiku.

Shto koment

Denonco