Sasia e madhe e kokainës në Durrës, shoqërohet në polici personi që e priste

Sasia e madhe e kokainës në Durrës, shoqërohet në polici personi që e priste

16:24, 10/04/2021
A+ Aa A-

Një sasi rekord droge e llojit kokainë, deri më tani dyshohet për 200 kg,  është kapur ditën e sotme në Portin e Durrësit, ndërsa kishte kaluar skanerin.

Kokaina e cila vinte nga Ekuadori ishte fshehur në tavanin e modifikuar të një kontenieri.

Deri më tani raportohet se një person i cili priste kontenierin është shoqëruar nga policia në pritje të sqarimit të rrethanave.

Në vendngjarje ndodhet një prokuror i Posacëm i SPAK, i cili po ndjek veprimet e Policisë në kontrollin dhe më tej peshimin e lëndës.

Nga ana tjetër po verifikohet dokumentacioni për identifikimin e personave që qëndrojnë pas.

Ka qenë skaneri që ka kapur fillimisht praninë e lëndës së dyshimtë që rezulton në tavanin e kontenierit, i cili ka pasur modifikim.

Kokaina është e ndarë në pako të vecanta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco