Kapet në Itali shqiptari me 2 milionë euro kokainë

Kapet në Itali shqiptari me 2 milionë euro kokainë

11:09, 08/04/2021
A+ Aa A-

Policia italiane ka kapur një sasi prej 30 kg kokainë në Torino, e cila nëse do të shitej do të kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Mësohet se “pronari” i kësaj droge ishte një shqiptar, 27-vjeç i cili është vënë në pranga.

27-vjeçari u arrestuar në Corso Vercelli pasi ai kishte tentuar të ikte nga një patrullë policie. Pasi u ndalua nga policia, në makinë shqiptarit fillimisht i janë gjetur 20 mijë euro. Ndërkohë pas kontrollit në banesën e tij u gjetën 280 mijë euro të tjera cash.

Sipas autoriteteve kjo është kapja më e madhe e kokainës e kryer në Torino në 30 vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco