Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ekzekutimi mafioz/ Gazetari: Herën tjetër vrasësit do ikin me betoniere

Ekzekutimi mafioz/ Gazetari: Herën tjetër vrasësit do ikin me betoniere

09:12, 01/03/2021
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha në një koment në rrjetet sociale tregon se përse vrasësi i Behar Sofisë u largua me biçikletë pas krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të Tiranës, pranë Piramidës, ndërkohë që ajo që ra në sy ishte largimi i tij me biçikletë, ku është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas gazetarit, autori ka përdorur biçikletën për të shmangur trafikun, duke qenë se vrasja ka ndodhur në një zonë me shumë lëvizje të kryeqytetit. “Të paktën krijoni dhe një skuadër policie me biçikletë, sepse edhe furgonat apo veturat e tyre, bllokohen në trafikun e çmendur të Tiranës…”, shkruan gazetari me ironi.

Komenti i plotë:

Si ndikoi “transformimi i levizshmerisë urbane” të vrasesit me pagesë?!

Pse vrasesi i fundit u largua me biçikletë???!!!

Me trafikun e tmerrshëm që ka Tirana, mos prisni që vrasësit profesionistë të largohen pas atentatit me makinë!!!

Mesa duket, vrasësi, që tronditi kryeqytetin të enjten e kaluar, paska qenë ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të fundit në Tiranë.

Duke ndjekur këshillën e kryebashkiakut, për të mos ndotur qytetin, ai ka hequr dorë nga makina apo motorri.

Me mjetet e transportit tradicional, mund të bllokohej në trafik dhe të rrezikonte arrestimin nga policia.

Në një qytet ku rrugët vazhdimisht ngushtohen dhe zgjerohen vetëm korsitë e biçikletave, vrasesi nuk është budalla..

Vendosi të vrasë në mes të bulevardit “Deshmorët e Kombit” dhe të largohet qetësisht me biçikletë nga kodrat e liqenit…

Vrasësi mbase nuk është fans i kryebashkiakut, por e ka ndjekur pikë për pikë këshillen e tij.

Ta gezosh çmimin kryetar, tashmë sugjerimet e tua, po i ndjekin edhe vrasësit me pagesë…

Të pakten krijoni dhe nje skuadër policie me biçikletë, sepse edhe furgonat apo veturat e tyre, bllokohen në trafikun e çmendur të Tiranës…

Mos u çuditni nëse herën tjetër, vrasësit do të largohen me betoniere.

Pas biçikletave edhe betonieret, kanë korsi të dedikuara në qytetin e kryebashkiakut, qe ka “transformuar levizshmerinë urbane”…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar01/03/2021 10:42

E gjej shumë të goditur e domethënëse këtë thënie të gazetarit investigativ Artan Hoxha.. Mafia e drogës dhe e ndërtimit, e lidhur me qeverinë, do të mund të fshehë lëvizjet e saj tani jo më me makina lluksoze fuori seria, por me betoniere.

Shto koment

Denonco