‘Ish-ushtarak me lidhje të forta në polici’/ Gazetari: Ekzekutimi sot në Tiranë, pse ngjason me vrasjen e Santos

‘Ish-ushtarak me lidhje të forta në polici’/ Gazetari: Ekzekutimi sot në Tiranë, pse ngjason me vrasjen e Santos

19:28, 25/02/2021
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me figurën e Behas Sofisë, të ekzekutuar ditën e sotme me dy plumba silenciator në mes të Tiranës. Në studion e Radarit Informativ me gazetaren Jonida Shehu, Hoxha tha se ky ishte një mesazh për shkak të vendit, orës dhe mënyrës së ekzekutimit. Artan Hoxha u shpreh se në vendin e ngjarjes ka pasur një qitës të vetëm i cili nuk ka pasur lidhje me viktimën por ka qenë vrasës me pagesë.

Ndalur tek e shkuara e Sofias, Hoxha tha se ai ishte një personazh ndër më të fortit në Shqipëri që qëndronte në prapaskenë pa dashur të binte në sy. Ai theksoi se Sofia ka qenë ushtarak me lidhje të forta në polici që qëndronte në qarkullim, por askush nuk i afrohej.

“Ngjarja e sotme është shumë e rëndë për mënyrën si ndodhi, orarin dhe vendi. Këto janë vrasje me mesazh brenda. Mesazhi në këtë rast nuk ka objektiv vetëm ekzekutimin e viktimës. Më duket e ngjashme me vrasjen e bankierit Santos, para bankës për t’i çuar mesazh objektivit. Kjo është tipike vrasje mafioze me vrasës të paguar ku ezkekutori nuk ka lidhje me viktimën. Në vendin e ngjarjes është parë një qitës i vetëm.

Kjo mund të jetë bërë për lehtësi për ta nxjerrë atë nga vendi i ngjarjes. Ajo që është fakt është se kemi të bëjmë me një vrasës të vetëm. Është një nga personazhet më të vjetër në qarkullim. Ka qenë aktiv për më shumë se dy dekada. Pas ardhjes së demokracisë, ai është me të kaluar ushtarake. Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë. Për herë të parë ka dalë me emrin Fatmir Sofia në vitin 1998. Ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej. Ka pasur tentativa të mëparshme për ta vrarë.

Aftësia e personazhit që ka humbur jetën sot, ka qenë se gjithmonë gjente lidhjet e duhura në radhët e policisë së shtetit. Më shumë spikaste si biznesmen. Sa herë përmendej emri i tij, policia shikonte me dyshim. Prandaj u bë i rëndësishëm. Është një nga njerëzit më të fortë në Shqipëri që nga momenti ku u bë objektiv i disa atentateve të njëpasnjëshme.  Ai po përpiqej të siguronte një jetë normale për fëmijët e vet. Ai në botën e krimit është personazhi që fluturon ulët që të mos bëjë shumë zhurmë. Në trafikun e heroinës që vjen nga Afganistani është ndër më të rëndësishmit. Në vitin 1998 është kapur me personazhe shumë të famshëm të Shijakut. Në momentin e parë kur është kapur me një futbollist të Fenerbhaçes”, tha Artan Hoxha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/02/2021 21:58

SA HERE PASI VRITET DIKUSH, SIGURISHT PER LARJE HESAPESH KRIMINALE MIDIS TRAFIKANTESH DROGE, AI NA SHPALLET NJESH PER SHUME AKTE KRIMINALE DHE "BOSS" DROGE, NGA DY GAZETARET E THEKUR PER KETO RASTE: DRITAN HOXHA DHE KLODIANA LALA. KETA DY GAZETARE NA E NXJERRIN KETE PERSON, SI SHUME TE TJERE SI KY, PASI VRITEN, ME 1001 TE ZEZA, ME PASURI PERRALLORE, ME "USHTARE DHE BADIGUARDE BESNIKE", POR QE NUK GJENDEN ASNJEHERE PRANE TIJ NE MOMENTIN E EKZEKUTIMIT. I SUPOZOJME TE VERTETA KETO QE THONE GAZETARET PER PASURITE E TIJ, TE VENDOSURA VETEM NE RRUGE KRIMINALE. PO SI KA MUNDESI QE KETO NUK I DITKAN FARE AS POLICIA E SHTETIT, AS SPAK, AS BKH DHE AS OFL E FAMSHME?? SIKUR FATKEQI BEHAR SOFIA, TE MOS ISHTE EKZEKUTUAR, A DO TE VAZHDONTE JETA PER ATE KREJT NORMALE, I PA SHQETESUAR NGA SHTETI, SPAK DHE OFL, SI DERI SOT PARADITE??? A KA TE TJERE "BOSSA DROGE" SI BEHARI NE SHQIPERI, QE JETOJNE TE QETE, PA U SHQETESUAR NGA POLICIA, SPAK DHE OFL, DERI SA TE EKZEKUTOHEN NGA RIVALET E TYRE?? APO KETA DO TI MARRIM VESH NGA HOXHA DHE LALA VETEM PASI TE EKZEKUTOHEN??? PORDHE ME RIGON!!! GAZETARE LLAPAQENE! GAZETARE LESHI, QE MARRIN FAME KOT DUKE NA BERE TE DITURIT VETEM PASI NGJARJET NDODHIN!!!

Shto koment

Denonco