Sot skadon ora policore, pritet vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për bllokimin

Sot skadon ora policore, pritet vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për bllokimin

10:04, 25/02/2021
A+ Aa A-

Sot është afati i fundit i orës policore të vendosur pak ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Teksa të shumtë kanë qenë mjekët dhe ekspertët që kanë folur për kufizim të orës policore, sot pritet një vendim nga ana e Komitetit Teknik.

Kujtojmë se ora policore që niste prej orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, u vendos më 10 shkurt, teksa shifrat e rasteve me covid në vendin tonë pësuan rritje. Përtej këtij orari, lëvizjet bëhen vetëm përmes lejeve që duhet të merren përmes aplikimit në e-Albania.

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 1021 të infektuar, si dhe 19 të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco