Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

E frikshme në Pogradec/ Motër e vëlla shpëtohen në minutën e fundit nga mbytja

E frikshme në Pogradec/ Motër e vëlla shpëtohen në minutën e fundit nga mbytja

14:49, 24/02/2021
A+ Aa A-

Dy fëmijë të mitur kanë humbur për disa orë ditën e sotme, kontaktet me familjarët.

Motër e vëlla, G. Bakollari, 7 vjeçe dhe G. Bakollari, 4 vjeç, që prej mëngjesit nuk po gjendeshin nga familjarët.

Pasi kanë kërkuar në vende të shumta, ata kanë njoftuar policinë.

Pas lajmërimit pranë komisariatit të Pogradec, forcat e policisë kanë mundur ti gjejnë të miturit në një tentativë për të hyrë në liqen, ku mund të humbin jetën.

Fatmirësisht atyre nuk u ka ndodhur asnjë gjë dhe janë gjetur rreth orës 13:00 të drekës.

Pas gjetjes, fëmijët i janë dorëzuar familjes së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niku24/02/2021 15:10

Rezultatet e policise keto!!!!!!! cfare mashtruesa.

Shto koment

Denonco