Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Qëlloi me snajper brenda burgut/ Apeli rihap hetimet për Ergys Kolaverin, faktet e reja

Qëlloi me snajper brenda burgut/ Apeli rihap hetimet për Ergys Kolaverin, faktet e reja

16:55, 27/01/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka vendosur të rihap hetimet për Ergys Kolaverin, i dyshuari kryesor për atentatin me snajper ndaj një shtetasi kosovar në burgun e Vaqarrit.

Me rihapjen e hetimeve pritet të kryehet dhe kqyrja e pamjeve filmike të vilës së ish-kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu, si dhe të merren në pyetje dëshmitarët.

Gjithashtu do të bëhet një eksperiment hetimor. Kolaveri akuzohen për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit. Ai u lirua nga qelia me vendim të gjykatës së Apelit, ndërkohë që është vendosur të qëndrojë nën mbikqyrje elektronike.

Kolaveri me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda u dënua me 20 vite burgim më 16 Nëntor të 2017-ës. Krimet e rënda e shpallën fajtor për atentatin me snajper ndaj Gazmir Dacit, person me të cilin kishte hasmëri. Vendim të cilin Kolaveri e apeloi menjëherë në 2017-ën.

Seanca e ditës së sotme vendosi ndryshimin e masës së arrestit ndaj tij duke e lënë të lirë, por do të qëndrojë nën mbikqyrje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco