Kultivoi kanabis në Tragjas, arrestohet 54 vjeçari nga Tirana

Kultivoi kanabis në Tragjas, arrestohet 54 vjeçari nga Tirana

14:15, 26/01/2021
A+ Aa A-

Një tjetër person ëshët arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Tragjasi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Mësohet se në pranga është vënë 54-vjeçari T. T., banues në Tiranë.

54-vjeçari, në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar tashmë, kanë kultivuar kanabis në disa parcela, në fshatin Tragjas.

Gjashtë muaj më parë, lidhur me këtë çështje u vunë në pranga dy qytetarë dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta.

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon operacioni “Tragjasi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Tragjasi”, finalizuar rreth 6 muaj më parë nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat policore të Stacionit të Policisë Orikum, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta, ka vijuar puna për kapjen e shtetasit që ishte shpallur në kërkim.

Si rezultat i një pune të vazhdueshme është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco