Po shkonte të merrte turnin, si ndodhi aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë

Po shkonte të merrte turnin, si ndodhi aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë

22:43, 25/01/2021
A+ Aa A-

Nuri Malaj, punonjës policie në policinë e Vlorës, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte u përplas dhunshëm me një automjet tjetër.

Sipas dinamikës së ngjarjes automjeti tip Benz AA015VD me të cilën udhëtonte viktima është përplasur nga një automjet tip BMË, që ka rrëshkitur si pasojë e lagështirës duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin e viktimës.  

Në momentin e aksidenti efektivi 56 vjeçar, mendohet se po shkonte në punë të merrte turnin.

Aktualisht drejtuesi i BMË ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco