Plagoset me thikë, i riu shqiptar në gjendje të rëndë

Plagoset me thikë, i riu shqiptar në gjendje të rëndë

21:40, 25/01/2021
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Prato, Itali.

Policia italiane ka bërë të ditur se i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Shqiptari është qëlluar të paktën 2 herë me thikë, në pjesën e barkut dhe në kembë.

Ai është dërguar me kodin e kuq në spital, pasi kishte humbur shumë gjak.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia që ka nisur hetimet. Ende nuk dihen motivet dhe personat që e kanë sulmuar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco