Itali/ Trafikuan 14 kilogramë kokainë, në pranga 2 shqiptarë

Itali/ Trafikuan 14 kilogramë kokainë, në pranga 2 shqiptarë

11:14, 23/01/2021
A+ Aa A-

Në Itali janë vënë në pranga dy shqiptarë pasi kanë trafikuar 14 kilogramë kokainë nga Belgjika. Sasia e drogës është kapur në zonën e Riminit.

Operacioni u ndërmor pas një aktiviteti hetimor të kryer nga policia belge e cila bëri të mundur shpërbërjen e një grupi kriminal kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës. Mësohet se dy shqiptarët kërkoheshin edhe nga Belgjika pasi në dhjetor grupi i tyre kriminal u godit. Grupi kriminal me qendër në Belgjikë shpërndante kokainë kolumbiane në Itali, Francë dhe Gjermani.

Dy personat që transportonin drogë nga Belgjika në Itali, kishin kaluar përmës Gjermanisë dhe Francës, u arrestuan në Rimini dhe Pesaro nga karabinierët pas një operacioni ndërkombëtar policor.

Operacioni u krye të shtunën në mëngjes nga karabinierët e komandave provinciale të Rimini dhe Pesaro Urbino, me një mandat nga policia gjyqësore federale belge.

Aktiviteti, i koordinuar nga drejtuesit e rrethit antimafia të Bolonjës dhe Ankonës, çoi në arrestimin e një çifti shqiptar që banonte në Riccione dhe në zbulimin e 14 kilogramëve kokainë, të fshehur në zonën e Pesaro, raporton Report TV.

Operacioni u ndërmor pas një veprimtarie të hollësishme hetimore të kryer nga policia belge e cila në dhjetorin e kaluar shpartalloi një grup kriminal shqiptar, me qendër në Grimbergen, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës, të ardhur nga Kolumbia dhe shpërndahej në të gjithë territorin belg si dhe në Gjermani, Francë dhe Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco