Detaje të reja/ Ra me motor nga ura, kush është punëtori i mirëmbajtjes që humbi jetën

Detaje të reja/ Ra me motor nga ura, kush është punëtori i mirëmbajtjes që humbi jetën

21:57, 22/01/2021
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë mbrëmje në fshatin Dedaj të Pukë, ku një drejtues motori ka rënë nga një urë pasarelë, duke humbur jetën.

Sipas dinamikës së aksidentit, ngjarja ndodhi në urën këmbësore mbi përroin e Ukthit.

Lin Marku, banor i zones ka tentuar të kalojë me motorçikletë përmes urës, por lagështia e dërrasave ka bërë që të përfundojë në përroin poshtë pasarelës.

Marku mësohet se po kthehej nga puna në mirëmbajtjen e rrugëve kur ka humbur jetën.

Kanë qenë familjarët dhe banorë të zonën ata të cilët kanë identifikuar trupin e pajetë.

Ata kanë nisur kërkimet pasi i afërmi i tyre nuk nuk është kthyer në banesë dhe nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Kane qenë forcat e shërbimit zjarrfikës që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga ujërat e përroit të Dedajve.

                                                                            

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco