Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Përplaset motori me makinën, në gjendje të rëndë i riu

Përplaset motori me makinën, në gjendje të rëndë i riu

13:32, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Çermë-Divjakë.

Burime nga policia thanë se i riu, i cili po udhëtonte me motor, është në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’ është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco