Kanosën pronarin e lokalit në Durrës, arrestohen dy persona

Kanosën pronarin e lokalit në Durrës, arrestohen dy persona

09:45, 19/01/2021
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi kanë kanosur pronarin e një lokali dhe kanë thyer xhamat e ambientit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjithashtu janë proceduar dy persona të tjerë pasi kanë dhënë deklarime të rreme për këtë ngjarje.

Bëhet me dije se ndaj D.Gj 40-vjeç dhe K.T 28-vjeç banues në Kuçovë janë arrestuar në flagrancë dhe ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”. Ndërkohë A.I 25-vjeç nga Tirana dhe E.Rr 34-vjeç nga Kuçova janë proceduar penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kanosën pronarin e një lokali dhe thyen xhamat e këtij ambienti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Procedohen penalisht 2 shtetas që kanë dhënë kallëzim të rremë për këtë ketë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”, shtetasit Dh. Gj., 40 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”.

Këta shtetas, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin D. Q., pronari i një lokali dhe kanë thyer xhamat e këtij ambienti.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco