45-vjeçari gjendet i vdekur në kamion pranë Tiranës

45-vjeçari gjendet i vdekur në kamion pranë Tiranës

20:04, 14/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje ende e pazbardhur ka ndodhur në mbrëmje në Doganën e Vorës pranë Tiranës. Një 45-vjeçar është gjendur i pajetë në kamionin e tij.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:20.

Deri më tani, nga këqyrja paraprake, nuk konstatohen shenja dhune. Një nga dyshimet e para është se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco