Ryshfeti 8 mln lekë për pacienten me Covid, reagon Sanatoriumi: Të befasuar, akt çnjerëzor, të hetohet!

Ryshfeti 8 mln lekë për pacienten me Covid, reagon Sanatoriumi: Të befasuar, akt çnjerëzor, të hetohet!

13:22, 13/01/2021
A+ Aa A-

Spitali “Shefqet Ndroqi” i kthyer në spital Covid 2, ka reaguar me anë të deklarate për skandalin që  u zbulua brenda tij përpara syve të opinionit të gjërë nëpërmjet televizionit, të zhvatjes së parave të një pacienteve të sëmurë rëndë me COVID “për t’i shpëtuar jetën”.

Pacientja në fjalë vdiq, por vajza e së ndjerës e denoncoi publikisht rastin që çoi sot në arrestimin e sanitares Tire Alldervishi.  

Pas kësaj, ky spital i njohur edhe si Sanatoriumi, që nuk kishte arritur ta kontrollonte situatën dhe të zbulonte atë që ishte duke ndodhur me pacientët e tij që po luftonin për të mbijetuar, shprehu indinjatë:

“Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, çnjerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ “Stop”.

Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Personeli shëndetësor i spitalit, duke u distancuar nga ky veprim, do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi.

Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti," përfundon reagimin e tij, personeli i shërbimit shëndetësor ‘Shefqet Ndroqi'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

xon gallata13/01/2021 13:57

te gjithe pa perjashtim qe punojne ne ate godine , duhen fut ne burge, nuk te shofin me sy as me leke jo me pa pagese. 200 euro minimumi ne nate cdo pacient, sigurisht ata qe kane te paguajne, ata qe skane, ne radhe te morgu per te marre familjaret e vdekur. Ropt ku ti kene plehrat se vetem me mjekesine nuk kane lidhje mostrat. Plumbi pak eshte per keto rq.

Shto koment

Denonco